Dalin detaje të reja nga vdekja e minatorit 61-vjeçar Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në galeri në zonën D, 450 metra thellësi.
Në momentin e shembjes së masivit shkëmbor, Muharrem Plaku, është futur në një boshllëk për t’u mbrojtur në një katror të ndërtuar prej druri, të cilët vendosen ku ka rrezik shembjeje.
Por ka qenë e pamundur që ky katror ta mbrojë jetën e minatorit pasi janë shembur me qindra metër kub masiv shkëmbor, duke shembur dhe katrorin që ishte futur dhe minatori për t’u mbrojtur duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i minatorit u nxor nga galeria mëngjesin e sotëm, pas 6 ditësh kërkime.
Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Mësohet se hetimi është përqëndruar në dy pista, vdekje nga asfiksia dhe vdekja si pasojë e rënies së masivit shkëmbor.
LEXO EDHE:
Pas 6 ditë kërkimesh, gjendet i pajetë minatori 61-vjeçar në Bulqizë