Ngjarja që tronditi mëngjesin e sotëm zonën e Memaliajt është zbardhur. Kemi të bëjmë me një krim në familje. Burri Skënder Hoxha ka vrarë gruan e tij Antoneta Hoxha 53 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mengjesit. Fqinjët kanë dëgjuar zhurmë dhe kanë shkuar të shohin se cfarë po ndodhte. Dëshmitari i parë ishte kryeplaku i fshatit Hodo Hoxha. Ai ka deklaruar se kur ka shkuar e ka gjetur viktimën të mbuluar në gjak dhe me plagë të madhe në kokë. Burri i saj Skënder Hoxha i kishte thënë: “Mos e prek se e kam vrarë”.
Menjëherë pas ngjarjes ai u dërgua në komisariat, pasi ishte i dyshuari kryesor pë ngjarjen, ku fillimisht ka mohuar të kishte lidhej me ngjarjen, por më pas ka pranuar gjithçka. Ende nuk dihet arsyeja se pse e vrau bashkëshorten.