Detaje të reja janë mësuar për 37-vjeçaren Leze Qosja, e cila u gjet e pajetë pasditen e së martës në një kanal në afërsi të Bypassit në Shkodër.
Gruaja e lindur në Theth, ishte martuar në Tropojë. Ajo ishte e divorcuar dhe nuk kishte fëmijë. Shkak i divorcit është bërë dhuna, prandaj 37 vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Prej tre muajsh ajo jetonte te motra e saj, e cila ka bërë edhe denoncimin më 18 maj, kur Qosja ishte larguar para një dite nga banesa.
Ekspertët mjeko-ligjorë të Shkodrës, nga këqyrja e trupit të pajetë kanë arritur në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me vrasje, megjithatë, përcaktim të saktë të arsyes së vdekjes nuk ka ende. Trupi është gjetur rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.