Mbrëmjen e së martës u gjet në Shëngjergj të Ulqinit trupi i pajetë i ish-shefit të Policisë së Malit të Zi Rudolf Elezoviç.
Elezoviç ishte zhdukur prej 27 majit dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij, deri mbrëmë kur u gjet i pajetë. Policia dyshon se ai është vetëvrarë.
Për humbjen e mikut të saj ka reaguar edhe këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet në arrati për shkak se disa muaj më parë u kap me armë pa leje në pikën kufitare të Morinës.
Morina i shpreh ngushëllimet familjarëve ndërsa shkruan në Instastory se e ka shumë të vështirë të flasë për këtë ngjarje të rëndë, teksa tregon se kishte njohje personale me shqiptarin nga Mali i Zi, të cilit i drejtohet si Dolfi.
LEXO EDHE:
Ekspertiza: Elezoviç u ekzekutua me plumb në kokë 10 ditë më parë