Aktualitet

U gjet i pajetë tek ‘Brryli’, zbardhen detaje të reja




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:05 - 15/11/19 |
mapo.al

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e mëngjesit të sotëm tek zona e “Brrylit”, ku një person u gjet pa shenja jete në rrugë nga kalimtarë të rastit.


Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Tiranës, viktima është identifikuar si S.B., 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhunë apo dëmtime nga faktorë të tjerë.


Dyshohet se i moshuari ka vdekur nga shkaqe natyrale. Mergjithatë, grupi hetimor dhe policia vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes.



Njoftimi i Policisë


Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas