43-vjeçari shqiptar dyshohet se është qëlluar me armë, ndërsa hetimet vijojnë ende për të zbuluar rrethanat e krimit. Shkak për vrasjen mund të jetë e shkuara e tij, pasi Ara nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane.
Në 2018, 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.
Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme. Ara kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij që ishte karabinier, por njëkohësisht bashkë ishin edhe fqinj.