Kronika

U gjet në hotel, zbulohet shkaku i vdekjes së të riut në Bulqizë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 25/01/19 |
mapo.al

“BalkanWeb” mëson detaje të reja për ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në Bulqize, ku një 32-vjeçar u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli në qendër të qytetit. Mësohet se viktima është Enri Brahaj nga Fieri, i cili punonte në Rrugën e Arbrit.


Ndonëse fillimisht policia tha në njoftimin zyrtar se vdekja dyshohet për shkaqe natyrale, burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije për “BalkanWeb” se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit që ka pasur në dhomën e hotelit ku po qëndronte viktima.


Policia në vendngjarje po verifikon kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si dhe pritet të marrë në pyetje pronarin e hotelit.


Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit”- thuhej në njoftimin e policisë.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas