Aktualitet

U godit me sqepar në kokë nga gruaja, 61-vjeçari ndërron jetë te Trauma








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:13 - 21/11/20 |
mapo.al

Dhuna në familje merr një tjetër jetë. Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ku po merrte mjekim Llesh Deda, i cili u godit pak ditë më parë me sqepar në kokë nga gruaja, pas konfliktit mes tyre.


Ngjarja e rëndë u regjistrua me 6 nëntor në fshatin Sanxhak të Kurbinit. 61-vjeçari ishte në koma nga plagët e marra.


Në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshkëshortëve të cilët janë prindër të 10 fëmijëve kanë qenë të vetëm në banesë dhe dyshohet se para ngjarjes kanë debatuar me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.



Menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë, 58-vjeçarja Drane Deda është vetëdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.


Sipas burimeve 61-vjeçari ishte përdorues alkooli dhe çifti i bashkëshorteve kanë patur konflikte të vazhdueshme, por nuk ka patur denoncime të mëparshme në polici për dhunë në familje.



Etiketa: , ,

Pas