Arkiva 2

U godit nga treni – Humb jetën 15 vjeçari shqiptar në Zvicër, familjari: Ishte djalë i vetëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 16/11/20 |
mapo.al

Një tragjedi i ka ndodhur familjes Ramadani nga Panorci i Malishevës e cila jetojnë në Zvicër që nga paslufta.



Si pasojë e një aksidenti ato kanë humbur djalin e vetëm të familjes së tyre, Ardianin vetëm 15 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kantonin e Fribourgut, ku si pasojë e plagëve të marra 15 vjeçari ka humbur jetën.


Ndërkohë familja e të ndjerit ka hapur mortin në Kosovë, ndërsa po bëhen përpjekje që kufoma e tij të arrijë ditën e nesërme. Për të mësuar më shumë rreth ngjarjes, familjari i ndjerit, Hafir Rexha, ka rrëfyer ngjarjen dhe momentet e fundit të Ardianit.



Ai tha se Ardiani ishte djali i vetëm i familjes, i cili pas vetes la prindërit dhe dy motra nën moshën 18 vjeçare. Ndërsa Ardiani më datën 3 dhjetor do t’i mbushte 16 vjet.



“Është djali i vetëm, është djalë i hasretit, i ka dy motra, motrat janë më të mëdha, por dyjat janë nën moshën 18-vjeçare. Më datën 3 dhjetor Ardiani ka pas me i mbush 16 vjet”, ka thënë Rexha për mediat në Kosovë.


I pyetur sesi ndodhi ngjarja dhe cila ishte arsyeja e daljes së Ardianit atë ditë, Rexha tha se 15 vjeçari paraprakisht ishte dalë me shokë, më pas është goditur aksidentalisht nga treni.

Rasti qysh ka ndodh atje është aksidentalisht, treni e ka goditë nuk ka mujt me i mbijetu, deri në Bern ka jetu dhe në bazë të plagëve të marra mjekët e kanë konstatu edhe vdekjen e tij. Ka qenë me një grup shokësh në bazë të informacioneve që i kemi nga familjarët, kanë dalë me shokë e më gjatë sesi ka rrjedhë procedura qysh është ngjarja, nuk kemi informacione. Kemi informacione që është rast aksidental e ka goditë treni dhe ka përfundu me fatalitet”, është shprehur ai.

Ai tha se rasti është i rëndë, ndërsa familja ka vendosur që varrimi i djalit të bëhet në Kosovë, teksa po bëhen përpjekje që kufoma të arrijë gjatë ditës së nesërme.

E pamja është hapur dje, në bazë të informacioneve që kemi se edhe vëllai im është në Zvicër bashkë me prindin e Ardianit, të gjitha përpjekjet po bëhen për me ardhë nëser kufoma, vendimi është marrë që djali me u varrosë në Panorc, është i lindur në Zvicër, por prindërit e tij kanë shkuar pas luftës, pas përfundimit të luftës janë me qëndrim në Zvicër.  Rast i prekshë, na ka goditë, Zoti na ka sprovu”.

E pamja për djalin është hapur dje duke i respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Jemi duke pritë e pëcjellë njerëz gjithmonë duke i respektu rregullat anti-COVID. Kemi dezinfektues, maska, distanca mbahet dhe njerëzit po e respektojnë, nuk po vijnë turma të mëdha por po vinë 4-5 eventualisht, ne më shumë qëndrojmë jashtë”, shtoi ai.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas