Kronika

U hodh me kokë nga trampolina, turisti polak shpëton për mrekulli në Sarandë






               Publikuar në : 14:41 - 05/08/18 |
mapo.al

Një  turist polak është shpëtuar sot nga mbytja në plazhin publik të Sarandës.


Ngjarja është regjistruar para pak minutash, teksa 45-vjeçari polak Kamil Thiotheli është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të rojes së plazhit Moisi Cera.

Turisti është hedhur me kokë në det nga trampoline, por kjo hedhje ka rezultuar fatale pasi turisti ka rënë me kokë në gurët e detit.

Si pasojë 45-vjeçari ka pësuar çarje të rënda në kokë duke humbur menjëherë ndjenjat. Fatmirësisht roja bregdetare e shpëtoi pasi i dha ndihmën e parë dhe  e dërgoi në spital.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e turistit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas