Hedhja nga aeroplani model “Cessna”, në 1500 m lartësi e studentes 19-vjeçare, Alana Cutland, gjatë udhëtimit studimor në Madagaskar, ka tronditur mbarë planetin. Adoleshentja ishte studente në Universitetin e Cambridge në Britaninë e Madhe. Ajo ishte nisur me një ekip studiuesish në një udhëtim hulumtues për specien e rrallë të gaforreve, të cilin ajo e financoi vetë.
Pas kësaj ngjarje tragjike zbardhen detaje të reja. Hetuesit, falë dëshmive të shoqëruesve të Cutland, kanë arritur në përfundimin se studentja pësoi pesë “sulme paniku” ndërsa ishte në udhëtim në lartësi. Ajo pati disa momente debati me pasagjerin Ruth Johnson, i cili tentoi ta mbante në aeroplan për disa minuta. Por policët vendas thanë se 19-vjeçarja arriti t’i ikte dhe të hidhej mbi ishullin parajsë të Oqeanit Indian, në Afrikën Lindore.
Ekipet e shpëtimit dhe banorët vendas janë përpjekur të gjejnë trupin e saj në rajonin e largët Analalava, por kanë frikë se nuk do ta gjejnë kurrë atë për shkak të vendndodhjes së largët, ndërkohë që zona është e mbushur me kafshë të egra mishngrënëse.
LEXO EDHE:
Studentja bie nga aeroplani, polica: Trupi mund të mos gjendet kurrë