Kronika

U hodh nga kati i 7-të dhe ra mbi çatinë e shtëpisë, si shpëtoi pedagogu









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 26/01/21 |
mapo.al

ELBASAN – Në kushte të rënduara psikologjike pasi rezultoi i infektuar me koronavirus, pedagogu i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit, Jakov Oga, tentoi vetëvrasjen mbrëmjen e djeshme.



Ai u hodh nga ballkoni i katit të shtatë të banesës së tij. Fatmirësisht, çatia e një shtëpie private aty ngjitur, i shpëtoi jetën. Oga ka rënë mbi çatinë e shtëpisë së fqinjit, ndërsa ka marrë lëndime në trup. Të alarmuar familjarët kanë njoftuar ambulancën e cila ka mbërritur me urgjencë dhe i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore.


Pedagogu 65-vjeçar është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




Jakov Oga ishte infektuar me COVID-19 dhe prej disa ditësh merrte trajtim mjekësor në banesë. Izolimi në shtëpi dhe problemet shëndetësuara të shkaktuara nga sëmundja, kanë sjellë rëndimin e gjendjes psikologjike, duke e shtyrë Ogën drejt tentativës për t’u vetëflijuar.

Lexo edhe :  Bardhi me invalidin e braktisur: Prioriteti ynë janë shqiptarët, ja ku do gjejmë paratë


LEXO EDHE: 


Pedagogu me koronavirus hidhet nga kati i 7-të i pallatit, shpëton

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas