Kronika

U hodh nga Sanatoriumi/ 65-vjeçari i tregoi makthin një natë më parë fqinjit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:39 - 02/09/20 |
mapo.al

Një dëshmi tronditëse tregon për gjendjen e rënduar psikologjike të pacientit 65-vjeçar, Hasan Mira, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt në spitalin “Covid 2” këtë mbrëmje. Në media është publikuar biseda telefonike mes viktimës dhe fqinjit të tij një natë më parë, ku i tregon makthin që po kalonte.



Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.


Në media raportohet, sipas dëshmisë së fqinjit, se biseda e bërë është pak a shumë si më poshtë:




Fqinji: Si je?



Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…


Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Viktima mësohet se e kreu aktin e rëndë mbrëmjen e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar. Ky është rasti i dytë kur një pacient me Covid i shtruar në Sanatorium i jep fund jetës.

LEXO EDHE: 

Tragjike – Hidhet nga kati i katërt i Senatoriumit, humb jetën pacienti me Covid-19

‘Të merren masa’ – Gazetari: Një pacient i 3-të tentoi të hidhej nga spitali Covid-2

1


Etiketa: , , ,

Pas