Aktualitet

U hodh nga Sanatoriumi, gjesti prekës i stilistes për ditëlindjen e të birit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 04/03/21 |
mapo.al

Djali nga Durrësi me porterin e tij të qeshur, Xhino Koça, është ndarë nga jeta disa muaj më parë. Ai do të festonte këtë vit 30-vjetorin e lindjes dhe familjen e tij ka vendosur ta kujtojë atë në një mënyrë mjaft speciale.





Nëna e tij, stilistja e njohur, Lira Koça ka bërë një postim në Instagram ku shkruan:


“Data 5 Mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-Marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë – XHINOS. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë… 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardhë do te lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për XHINON. Me 5 Mars ora 17:00 tek sheshi përpara ‘Sfinksit’ ju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të XHINOS jeni të mirëpritur. Familjarë, të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sadopak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino!”, shkruan stilistja.




Kujtojmë se Xhino, i shtruar në spital i infektuar nga COVID-19, vendosi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit. Arsyet që e shtynë të riun drejt këtij veprimi fatal mbeten mister.


 


View this post on Instagram

 

A post shared by Lira Koca COUTURE (@lira.koca)

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas