Aktualitet

U infektua dy herë, këngëtarja rrëfen betejën me COVID: Më preku mushkërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:50 - 15/07/21 |
mapo.al

Këngëtarja Jehona Sopi ka rrëfyer betejën e vështirë që ka kaluar me COVID-19.






Në një intervistë për ‘Prive’, këngëtarja ka treguar se u infektua dy herë me virusin vdekjeprurës, brenda një periudhe të shkurtër kohore.


Ajo ka treguar se nga infektimi për herë të dytë iu prek mushkëria, kishte ankth, lodhje dhe pagjumësi.







“E kuptova shumë rastësisht se shkova të bëj disa analiza. Kemi dalë të tre pozitiv, kemi qëndruar 16 ditë pavarësisht se kemi dalë nga shtëpia vetëm për kontrolle mjekësore. Në fillim nuk kisha asnjë simptomë dhe dyshoja nëse e kam apo jo dhe e kam bërë testin 4 herë. Pastaj kur e kuptova filloi paniku. Herën e parë ka patur panik, ankth dhe pagjumësi. Ditëve të fundit kam pasur dhe luhatje të tensionit. Në shkurt ishim me një ditëlindje. Unë ndihesha shumë e lodhur por isha në valën e punës dhe thoja e kam prej lodhjes. Herën e dytë më ishte prekur mushkëria pak”, tregoi këngëtarja.

Lexo edhe :  583 raste të reja me koronavirus në Kosovë, numër i lartë viktimash


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas