Në bashkëpunim me autoritetet italiane, SPAK ka sekuestruar 2 Call Centera të cilat mashtronin shtetas nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Holanda dhe Gjermania.
Po ashtu mësohet, se në kuadër të operacionit “Dream Earnings” janë arrestuar tre persona, ndërsa pesë të tjerër janë shpallur në kërkim.
“Skema kriminale bazohej në pastrimin e shumave të vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, duke përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë dhe shndërrimin e tyre në kriptovaluta”, shkruan media italiane.
Ndërsa shton se, masat paraprake dhe urdhrat e kontrollit u kryen ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë banues në Tiranë dhe pjesë e një organizate, e cila, sipas vlerësimeve, mund të ketë mashtruar disa qindra shtetas italianë.
Sipas “Rai News“, në Tiranë u sekuestruan dy call center, ndërsa në të njëjtën kohë në Itali u sekuestrua serveri i përdorur nga grupi për të humbur gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet.