Kronika

U kap me 1 ton drogë, kush është i dënuari sot me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 28/04/20 |
mapo.al

Ardian Serezi u dënua sot nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, ngjarje kjo e ndodhur në shkurt të vitit 2018.


Krimi ndodhi në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, pranë apartamentit të banimit të Begallës. Bashkë me të u ndalua edhe Denis Demiri, por për mungesë provash ai u la i lirë sot nga Gjykata.


Serezi njihet si një nga bashkëpunëtorët e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si shoqërues i tij gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, ndërsa më pas ishte emëruar në polici.


Serezi është me precedent të mëparshëm penalë. Ai është arrestuar në vitin 2014 duke transportuar një ton drogë me kamion nga Tepelena, me destinacion Italinë, kohë kjo kur ishte me detyrë në Policinë e Shtetit. Ai ishte emëruar pas ardhjes së PS në pushtet, në vitin 2013.


Denoncime për lidhjet e Serezit me Tahirin ka bërë edhe Partia Demokratike, duke i kërkuar më shumë se njëherë ish-ministrit të bëjë transparente lidhjet e tij me të dënuarin e sotëm për vrasje.

LEXO EDHE: 

Vrasja e biznesmenit Begalla, dënohet me 25 vite burg autori, lirohet bashkëpunëtori


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas