Aktualitet

U kap me armë pranë selisë së PS, Vladimir Gjuta dënohet me 5 vite burg














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 07/04/21 |
mapo.al

Lëvizja me një armë zjarri pa leje me vete pranë selisë së Partisë Socialiste i kushtoi një dënim me 5 vite burg, Vladimir Gjutës. Vendimi për të është dhënë nga Gjykata e Tiranës, që e gjeti fajtor për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.





Gjuta njihet edhe si i dyshuari kryesor për sulmin me lëndë shpërthyese ndaj farmacisë së babait të ish ministrit Saimir Tahiri. Ai u arrestua pranë “Sheshit të dollarit” në 10 shkurt 2020, me një armë zjarri “Makarov” dhe një sasi të madhe eurosh.


Sipas dëshmive nga vendngjarje, 5 policë dhe gardistë u angazhuan për ta vënë në pranga, pasi dyshohej se po përpiqej të futej në godinën e PS, brenda së cilës po mbahej mbledhja e Kryesisë.

Lexo edhe :  U kap me armë te selia e PS, kërkohen 6 vite burg për Vladimir Gjutën



1




Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas