Aktualitet

U kap me drogë në makinë, arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 24/07/21 |
mapo.al

Djali i vogël i Azem Hajdarit i cili mban edhe emrin e babait të tij të ndjerë është arrestuar një natë pasi u kap me drogë në makinë nga blutë e Elbasanit. Në pranga bashkë me të është vënë edhe shoku i tij Ergi Gjumsi, 21 vjeç.






Blutë kanë bërë sekuestrimin e automjetit të tyre tip Audi, me të cilin ato po lëviznin në momentin e ndalimit si dhe dy aparateve celularë. Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


“Specilaistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.



LEXO EDHE:



Ndalimi i djalit të Azem Hajdarit, Policia: Në “Audi” u gjetën 5 doza kanabisi

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas