Kopsitet dosja e këngëtares Fjolla Morina, e cila më 19 shtator u kap me një armë zjarri në çantë e një pistoletë të llojit çakmak në bagazhin e makinës “AudiQ7”.
Morina pritet të dalë në gjyq për akuzën “armëmbajtje pa leje”, dhe rrezikon deri në shtatë vite burg.
Ndërsa për dy personat e tjerë – drejtuesin e mjetit Fitim Muji dhe pasagjerin Fisnik Syla- është pushuar çështja.
Prokuroria e Kukësit rezulton se nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë për Sylën dhe Mujin. Kësisoj, ata janë lënë të lirë.
Teksa pritet të caktohet data e gjyqit, risjellim në vëmendje se Fjolla Morina u arrestua teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës. Ajo po udhëtonte bashkë me biznesmenin nga Kosova me vendbanim në Belgjikë, Fisnik Syla dhe me Fitim Mujin.
Kjo ngjarja solli edhe bërjen publike të historisë së dashurisë së këngëtares kosovare me biznesmenin Syla.