Aktualitet

U kap me dy pistoleta në makinë, nis gjyqi për Fjolla Morinën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:02 - 12/01/21 |
mapo.al

Ditën e sotme Gjykata e Kukësit ka shqyrtuar kërkesën ndaj këngëtares Fjolla Morina.





Gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të shtetases Fjolla Morina nga Kosova, e akuzuar për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.


Në të njëjtën seancë, Gjykata e Kukësit ka vendosur pushimin e ndjekjes penale të shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji.




Pra këngetarja Fjolla Morina shkon si e akuzuar e vetme dhe jo në bashkëpunim. Burime bëjnë të ditur se këngëtarja Fjolla Morina e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska, i ka kërkuar gjykatës që çështja në ngarkim të saj të gjykohet me gjykim të shkurtuar pasi çështja mund të zgjidhet në themel në gjendjen që janë aktet.

Lexo edhe :  Kukës/ Hoxha: Shumë shpejt qytetarëve u rikthehet edhe pushteti legjitim vendor

Edhe në seancën e sotme Fjolla Morina në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka patur për qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë.


Gjykata e Kukësit hoqi në muajin tetor masën e arrestit shtëpiak për Fjolla Morinën, duke lënë vetëm detyrim paraqitje për atë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas