Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Bledar Shqarthin.
Ky shtetas pak ditë më parë u kap në portin e Durrësit me 4 kg heroinë pasi ishte drejtues i mjetit ku u gjet droga.
Shqarthi nuk pranoi të flasë në gjykatë duke thënë se shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë.
Prokuroria vijon hetimet ku dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.