Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia e burgut duke ia konvertuar dënimin e mbetur me shërbim prove, Endrit Vejsiut, vëllait të moderatores Alketa Vejsiu.
Endrit Vejsiu u arrestua 1 vit më parë me 4 mina me telekomandë dhe 3 kg lëndë narkotike.
29-vjeçari u shpall fajtor dhe u dënua fillimisht me 10 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Telekomanda” u quajt operacioni i Drejtorisë së Policisë së Lezhës që vuri në pranga 29-vjeçarin Endrit Vejsiu, vëllanë e Alketa Vejsiut. Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.
Arrestimin e të riut e bëri të ditur në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Lezhës Ferdinand Mara.
Lexo edhe: Mina me celular, vëllai i Alketa Vejsiut përfundon në Gjykatë