Pasditen e së shtunës është vënë në pranga nga RENEA Seit Manahasa. Ky i fundit është arrestuar pasi akuzohet të ketë keqtrajtuar një person
Manahasa nuk është një njeri i panjohur për policinë pasi ai dhe babai i tij Albert Manahasa janë arrestuar një vit më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Në biznesin e tyre u gjet edhe arma e krimit.
Seit dhe Albert Manahasa u arrestuan më 27 korrik, pasi poshtë një sebratori makinash në servisin ne pronësi të tyre u gjet një armë tip TT.
Megjithatë, në dhjetor të 2020, babë e bir u lanë të lirë dhe çështja ndaj tyre u pushua. Pas disa muajsh hetimesh policia dhe prokuroria e Elbasanit, zbuloi se armën e kishte hedhur një person i paidentifikuar.
Në disa pamje filmike, një i ri zbret nga mjeti dhe vendos ne sebrator armën. Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e 20 korrikut poshtë pallatit të tij në Elbasan.
39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij.
Seit Manahasa ka pasur miqësi edhe me të shumëkërkuarin Talo Çela, vëllai i të cilit, Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e 17 shtatorit nga autori i dyshuar dhe i shpallur në kërkim Nuredin Dumani.
LEXO EDHE:
RENEA aksion në Peqin, Seit Manahasës i vihen prangat (akuzat)