Policia belge ka kapur tre shqiptarë duke punuar në të zezë në një kantier ndërtimi në qytetin e Antwerpen, i cili sipas autoriteteve të këtij vendi është i pushtuar nga trafiku i drogës i bandave shqiptare.
Ato e përdorin portin e këtij qyteti për të trafikuar drogën e sjellë nga Amerika Latine drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Por sot e kanë pësuar tre shqiptarë të cilët u kapën duke punuar në mënyrë ilegale në një kantier ndërtimi në këtë qytet.
Ata nuk ishin regjistruar si punëtorë nga punëdhënësi i tyre dhe pas një vendimi të Departamentit të Emigracionit të tre shqiptarët u transferuan në një institucion të mbyllur me qëllim riatdhesimin e tyre në Shqipëri, shkruajnë mediat belge.
Punëdhënësi i tyre është raportuar në institucionet përkatëse për shkeljet e punësimit “Tre punëtorët e kapur ishin të padeklaruar në punë” bën të ditur policia e Antwerp-it, e cila nënshtroi një kontroll ndaj 28 punëtorëve.