TIRANË – Ajdin Mustafi, 28 vjeç, i cili po qëndronte si klient në hotel dhe në momentin që ai ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel “Rogner” dhe ato janë këputur, duke shkaktuar rënien nga lartësia dhe humbjen e jetës.
Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit.
28-vjeçari është dërguar më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes. MAPO ka siguruar foton e 28-vjeçarit Ajdin Mustafi, i cili mësohet se është nga Kosova, por që jetonte e banonte në Zvicër. Ai kishte disa ditë që po qëndronte në Tiranë dhe ishte akomoduar te hoteli i njohur në kryeqytet, “Rogner”.
Ajdin Mustafi ishte punonjës i një shoqërie transporti.
“Ikja jote e hershme ësht e rënd për të gjith. Do të mbeshtesh përgjithmon ni shok i zemrës, ni koleg i dashur dhe ni punonjës shëmbullor. Allahu te mëshiroft Ajdin. Ngushllime familjes Mustafi“, shkruan në Facebook, kompania Misini Transport.
Kangjellat e amortizuara të “Rogner” i morën jetën të riut, ndërsa kompania që menaxhon hotelin në fjalë ende nuk ka bërë reagim për ngjarjen e rëndë.