Aktualitet

U konfirmua në detyrë/ Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren e Apelit të Tiranës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 11/08/20 |
mapo.al

Pas më shumë se një muaji nga konfirmimi në detyrë, Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin për gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha.


Me njw njoftim nw faqen e vet zyrtare, KP konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, janë rrjedhojë e një vlerësimi jo të drejtë të provave dhe të një hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli në fillim të qershorit vendimin për konfirmimin e saj në detyrë. Rivlerësimi i gjyqtares Hoxha u krye nga trupi gjykues i KPK i përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa Bungo relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare.


NJOFTIMI I PLOTE


Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 269, datë 1.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 269, datë 1.7.2020, konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, janë rrjedhojë e një vlerësimi jo të drejtë të provave dhe të një hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.


Etiketa: , , ,

Pas