Një 30-vjeçar është qëlluar me thikë gjatë natës në Astir, Tiranë. Bëhet fjalë për të identifikuarin me iniciale G.H.
Nuk dihet ende motivi i sulmit, por mësohet se i riu është konfliktuar me tre persona, dhe se një prej tyre e ka qëlluar me thikë në kurriz e krah.
G.H. është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës, dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin e autorëve, ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë rreth zonës.
1
Etiketa: astir, plagoset 30 vjecari, qellohet me thike