Roza Lati është një ndër moderatoret e cila është karakterizuar gjithnjë nga veprimet moskokëçarëse dhe çiltërsia e saj. Mirëpo, për një video të shkëputur nga emisioni “Why Not”, ku shihet sëbashku me këngëtaren Baby G duke krijuar një cigare, Roza ka marrë një sërë kritikash dhe njëri prej ndjekësve të saj në “Instagram” e ka pyetur atë nëse ky veprim është edukues.
Megjithatë, moderatorja u ka bërë me dije se emisioni i saj ka si qëllim primar argëtimin.“Who Not” nuk është emision edukues, është argëtues. Por që edhe japim shpesh herë mesazhe sensibilizuese përtej shfaqjes që bëjmë”-ka thënë Roza.