ShowBiz

U ‘kryqëzua’ për anglishten e çalë në Eurovision, Jonida: Big deal!






               Publikuar në : 12:04 - 16/05/19 |
mapo.al

Këngëtarja Jonida Maliqi ka vendosur të reagojë pas kritikave mediatike të marra për anglishten e saj të çalë në intervistën e dhënë së fundmi për Eurovision 2019. Në një video ku shfaqet sëbashku me një tjetër shqiptare, që me shumë gjasa është pjesë e ekipit të Jonidës, kjo e fundit duket se i ka marrë me shumë sportivitet komentet e vërshuara në drejtim të saj. E megjithatë, nuk e ka kursyer ironinë.


“I am a singer, i need my voice because i sing in Eurovision (Jam këngëtare, kam nevojë për zërin tim sepse këndoj në Eurovision)”- është shprehur fillimisht në nota humori vajza, e cila është pasuar menjëherë nga Jonida. “Shh…duhet të flasësh në mënyrë perfekte anglishten, siç e flet shqipen, përndryshe zemër….it’s a big a deal”– ka thënë Jonida, duke shtuar se e rëndësishme është që arrin të merret vesh me të huajt. “Po, na kuptojnë shumë mirë dhe na thojnë: Bravo, you’re so good”-ka vijuar më tej vajza, teksa ka shpërthyer në të qeshura së bashku me Jonidën.

Kujtojmë se Jonida Maliqi do të performojë sot në Tel Aviv, Izrael me këngën “Ktheju Tokës”. Ajo do të jetë e 14-ta në radhë.

Bëri xhiron e rrjetit videoja ku lë nam duke folur anglisht, reagon Jonida Maliqi: Big deal on Vidnews.

 


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas