Një foshnje në Kinë, që u la vetëm në shtëpi, iu shkaktuan mbi 100 plagë nga minjtë që e kafshuan. Mjekët u tronditën kur panë se dija pjesë të hundës së vajzës gjithashtu ishin kafshuar.
Vajza 3-muajshe u sulmua nga brejtësit pasi u la vetëm në banesën në provincën Yunnan. Ata pretenduan se e lanë vetëm për rreth 15 minuta dhe kur u kthyen në banesë panë skenën tronditëse. Foshnja u dërgua menjëherë në spital.
“Kishte më shumë se 100 plagë të shkaktuara nga brejtësit në fytyrën e saj. Thjesht ishin shumë. Gjendja e saj është shumë e rëndë,”– tha mjekja Lou Fan. “Ana e djathtë e hundës është kafshuar plotësisht dhe ju mund t’i shihni kockën.”
Mjekja shtoi se duhet kohë e gjatë që plagët e foshnjës të shërohen dhe është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për rregullimin e tipareve të saj të fytyrës.