Aktualitet

U lanë sot në burg, këta janë dy shokët e vrasësit të oficerit Saimir Hoxha














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:20 - 01/10/21 |
mapo.al

Dy të rinjtë në foto janë Kristian Sheri dhe Armando Marku, dy shokët e 21-vjeçarit Aldi Rama i cili i mori jetën nënkomisarit të Lezhës Saimir Hoxha. Trupa gjykuese dha masën sot “arrest me burg pa afat” për të dy.






Avokati i tyre, Gjon Huli tha para mediave se ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, pasi i janë bindur policisë. Madje, sipas tij, ata e ndihmuan policinë për të vënë në ambulancë të plagosurin, Saimir Hoxha, i cili ndërroi jetë më vonë.


Kujtojmë se Kristian Sheri dhe Armando Marku ishin në një automjet me 21-vjeçarin Aldi Rama në zonën Kune-Vain të Lezhës në momentin kur tre efektivët e policisë, mes tyre edhe Saimir Hoxha i ndaluan për kontroll.







Sheri dhe Marku iu bindën urdhrit dhe zbritën nga automjeti, ndërsa Rama nuk e bëri një gjë të tillë.

Lexo edhe :  Detaje/ Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër, ndalohen dy të dyshuar



“Nuk jam për t’u kontrolluar” u bë me dije se i ka thënë ai nënkomisarit Saimir Hoxha dhe e qëlloi menjëherë pa paralajmërim, ndërsa ky i fundit gjeti vdekjen pak çaste më vonë.



Pasi qëlloi me dy plumba efektivin, 21-vjeçari u arratis me automjet. I riu u gjet pas disa orësh, i plagosur në gjendje të rëndë, pasi qëlloi veten. Aldi Rama humbi jetën në spitalin e Traumës një ditë më pas.

LEXO EDHE:

Burg për dy shokët e Aldi Ramës, avokati: S’kanë lidhje me vrasësin

1


Etiketa: , , ,

Pas