Aktualitet

U largua prej hasmërisë, shqiptari arrestohet në shtëpi bari në Britani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 23/09/21 |
mapo.al

Një shqiptar i larguar nga vendi drejt Britanisë së Madhe për shkak të hasmërisë pas problemeve të pronësisë është arrestuar nga policia pasi u kap në një shtëpi bari.






Policia bastisi godinën pas raportimeve të qytetarëve të cilët kishin nuhatur lëndën narkotike. Adhurim Hoxha, babai i dy fëmijëve u përpoq të fshihej në rimorkio kamioni por policia arriti ta arrestojë.


Në godinë u gjetën 2000 bimë lëndë narkotike në një ambient të pajisur me frigorifer, kompjuter dhe shtretër. Të enjten gjykata vendosi të dënojë Hoxhën me 2 vite heqje lirie. Ai dyshohet se ishte i punësuar si kopshtar nga kultivuesit e lëndës narkotike.







Avokati Colin McCarraher u shpreh se klienti i tij kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kërcënimeve që kishte marrë për një mosmarrëveshje pronësie.



Babai i dy fëmijëve kishte lënë familjen e tij në Shqipëri për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe. Ai kishte takuar në kafene disa persona që i kishin premtuar punë në një kompani ndërtimi por përfundoi duke u kujdesur për një fermë kanabisi. McCarraher tha se klienti i tij nuk fliste anglisht dhe kishte probleme për të lexuar edhe gjuhën e tij amtare.



1


Etiketa: ,

Pas