Aktualitet

U lirua në 2016, GJKKO dënon Domart Konjarin me 15 vite burg, në mungesë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:29 - 07/10/21 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg në mungesë Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.






Konjari akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” “krijimi i organizatave kriminale” por edhe një seri vrasjesh që kanë tronditur Tiranën disa vite më parë.


Por atentatet janë shtrirë edhe jashtë Shqipërisë, në vendet e BE, të cilat mbajnë për autorësi emrin e Domart Konjarit.







Vrasje dhe trafik droge
Emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vrasje për trafikun e drogës.




Në dosjen e tij përmendet vrasja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ekzekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.



Vrasja ndodhi pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë.

Më pas, emri i Konjarit del në vrasjen e ndodhur në vitin 2003, në qytetin Rene të Francës, ku u vra Erion Murati për një mosmarrëveshje për trafikun e drogës.

Lista e atentateve ku dyshohet se ishte përfshirë Konjari, vijon me ngjarjen e 3 gushtit të vitit 2005 në Tiranë, ku u ekzekutua Fatjon Naxhaku.

Skandali i drejtësisë shqiptare
Edhe pse konsiderohej si një prej njerëzve më të rrezikëshëm të krimit të organizuar, Domart Konjari u lirua nga drejtësia shqiptare 5 vite më parë.

Lirimi i Domart Konjarit nga ana e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda solli përplasje mes Shqipërisë dhe Francës. Ambasadori francez në Shqipëri, në atë kohë reagoi ashpër ndaj drejtësisë shqiptare.

Edhe ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi ndjesë për vendimin e Apelit, duke nisur një inspektim për mënyrën se si u ndryshua masa e sigurisë ndaj Konjarit.

Por megjithatë, Gjykata e Lartë, në maj të vitit 2016, i dha të drejtë Apelit të Krimeve të Rënda duke rrëzuar rekursin e Prokurorisë.

1


Etiketa: , , , ,

Pas