Aktualitet

U lirua nga burgu për shkak të COVID-19, del shëtitje në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:41 - 29/04/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili ishte liruar nga burgu, për shkak të situatës me koronavirusin. R.M duhet të qëndronte në banesë, por u kap në zonën e Kinostudios duke bërë shëtitje.


Burri fillimisht është shprehur se kishte leje, por kur policët verifikuan emrin e tij, rezultoi se ai duhet të qëndronte në banesë, pasi Akti Normativ parashikonte daljen nga qelia dhe qendrimin në formën e arrestit shtëpiak.


42-vjeçari do përballet me akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin R. M., 42 vjeç, i cili kishte përfituar leje për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, në bazë të Aktit Normativ Nr. 7, datë 23.03.2020, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij”, – thotë policia.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas