Bota mbajti frymën nga grumbullimi masiv i flotave ushtarake të Rusisë në një pikë të globit… por nuk ishte një tentativë lufte por vetëm një Ditë festive.
Në Rusi u festua dy ditë më parë Dita e Flotës Luftarake Detare. Flota e Detit të Zi, Flota e Detit Balltik, Flota Veriore, Flota e Oqeanit Paqesor, si edhe Flota e Detit Kaspik, morën pjesë në festimet madhështore me rastin e kësaj dite.
“Duke respektuar trashëgiminë disashekullore të marinarëve të lavdishëm rusë, si Fjodor Ushakov, Pavel Nahimov dhe shumë të tjerë, oficerët dhe ushtarët e Flotës Luftarake Detare vazhdojnë të ruajnë ato tradita fisnike të shërbimit ndaj atdheut dhe janë gjithmonë në gatishmëri për të mbrojtur interesat kombëtare”,- thuhej në një njoftim zyrtar të ambasadës së Federatës Ruse në tiranë.