Kronika

U mbyt në kanal, momenti kur nxirret trupi i 50-vjeçarit në Vlorë (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 14/01/21 |
mapo.al

VLORË – Një 50-vjeçar u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një kanal në lagjen “24 maji” të qytetit të Vlorës.



Mësohet se G.B është gjetur rreth orës 07:00 nga nëna e tij, e cila kishte dalë ta kërkonte. MAPO ka siguruar pamje nga momenti kur 50-vjeçari nxirret nga kanali me ujë.


Sipas Policisë, viktima vuante nga sëmundja e epilepsisë. Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.



Siç duket edhe nga pamjet që sjell MAPO, zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka ndriçim si dhe asnjë shenjë paralajmëruese për kanalin me ujë i cili sot i mori jetën një njeriu.



LEXO EDHE: 


Një 50-vjeçar gjendet i pajetë në kanal, dyshimet e para

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas