Aktualitet

U mendua për imunitet të tufës, rritja e infektimeve shuan shpresat në Brazil








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 28/09/20 |
mapo.al

Manaus është qyteti më i madh dhe kryeqytet i shtetit Brazilian të Amazona-s, në pyjet me të njëjtin emër. Pasi u godit rëndë nga pandemia e COVID-19 gjatë muajve prill dhe maj, me spitalet pranë kolapsit dhe varrezat që nuk kishin më vende për të vdekurit, humbjet e jetëve ranë në mënyrë dramatike në qershor.


Një studim shkencor sugjeroi se Manausi mund të kishte arritur imunitetin e tufës, momenti kur shumica e qytetarëve kanë zhvilluar antitrupa, dhe përhapja e virusit frenohet. Ekspertët vlerësuan se rreth 66% e popullsisë atje kishin antitrupat e COVID-19.


Por optimizmi nuk zgjati shumë, ndërsa qyteti po përjeton një shpërthim të ri të rasteve. Pas një rihapje të shpejtë autoritetet kanë ndaluar grumbullimet dhe festat për 30 ditë, e kanë kufizuar orarin e hapjes së dyqaneve dhe restoranteve.

Lexo edhe :  Kërkesat e shqiptarëve për azil u rritën gjatë pandemisë, të dytët pas Sirisë


Ky konsiderohet një hap i madh prapa për qytetin me 1.8 milion banorë, pasi u mendua që më e keqja ishte pas krahëve. Kryebashkiaku fajëson presidenti  Jair Bolsonaro i cili ka minimizuar rreziqet e pandemisë, për të inkurajuar rikthimin në jetën normale.


“Qeveria duhet t’i marri gjërat seriozisht dhe të tregojë të vërtetën. Të tregojë se çfarë po ndodh e çfarë jo. Nëse thotë se nuk ka asnjë problem, atëherë ne nuk do të marrim asnjë ndihmë”, deklaroi Arthur Virgilio, kryebashkiaku i Manaus.


Sipas studiuesve të universitetit të Sao Paolos, duket se antitrupat e koronavirusit ishin zhdukur pas vetëm pak muajsh, çka shpjegon edhe shpërthimin e pandemisë në Manaus.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas