Aktualitet

U mor në pyetje nga SPAK, Bushati: Kur krimi shkon shumë lart, nuk hetohet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 16/04/21 |
mapo.al

Gazetari Andi Bushati tha në dalje të SPAK se ai nuk ka besim që çështja e të dhënave personale të e-albania, që janë marrë nga PS të zbardhet një ditë. Bushati tha se hetimi i SPAK ëstë i gabuar, sa kohë që çështja nuk është referuar si krim zgjedhor, i cili është në fakt subjekt i hetimit të SPAK.





Gazetari u shpreh se së bashku me Shkullakun, nuk kanë ndërmend që të tregojnë burimin se si u ka rënë në dorë database më të dhëna, ndërsa tha se çdo gazetar që do të kishte pasur në dorë një lajm të tillë do të kishte vepruar po njësoj, duke e bërë publik.


Në këtë mënyrë gazetari iu përgjigj dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama, se kjo çështje ishte përdorur politikisht nga portali i tyre, në mbështetje të PD-së.





Deklarata e plotë e Bushatit:



Deri tani nuk jemi në kushtet kur SPAK po heton një krim zgjedhor, padyshim që ato janë të dhëna që do të përdoren në fushatë, ku njerëzit ndahen në grupime, kuptohet qartë se janë për zgjedhjet e 25 Prillit.


Më thoni një gazetar tjetër që nuk do të kishte vepruar kështu si ne, kemi rënë në kontakt me databasen një javë përpara se të publikonim lajmin.

Nuk kam besim që prokuroria do të zbardhë këtë ngjarje, pasi kur krimi shkon shumë lart rrallë ndodh që krimi të zbulohet.

Ishte një seancë e shkurtër, ku më shumë u pyetëm mbi mënyrën sesi kishim rënë në kontakt me databasen.

Të mos bëj koment për këtë, ne e kemi nxjerrë pa e ditur se do të hetoheshim nga kjo prokurore.

Jo nuk besoj se ka derimë tani persona të tjerë që janë thirrur, pashë sot një shkrim shumë interesant të kolegut tim dhe tuajin Flamur vezaj, që të dhënat e tij janë dekonspiruar vetëm për shkak të kontaktit që ai ka pasur me e-albania.

Ne nuk e dorëzuam provën për shkak se kjo ishte kontrata jonë me burimin, nëse ne e dorëzojmë provën, kjo rrezikon burimin tonë.

E vetmja gjë që ka ndërmarrë prokuroria është një urdhër për mosprishjen e provës.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas