Aktualitet

U mori nga 200 € refugjatëve për t’i sjellë në Tiranë, arrestohet 40-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:29 - 14/06/21 |
mapo.al

Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.






Në pranga është vënë një 40-vjeçar, i cili u kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm. Klandestinëve u kishte premtuar se kundrejt shumës prej 200 euro secilit do t’i sillte në Tiranë.


Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 40-vjeçari.







Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular.




Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. Gj. u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

1


Etiketa: , , ,

Pas