Aktualitet

U nda nga jeta në Gjermani, aktores Eva Pëllumbi i jepet lamtumira e fundit





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 03/01/20 |
mapo.al

Aktores Eva Pëllumbi e cila u shua në moshën 66-vjeçare në Gjermani, në 25 dhjetor 2019, iu dha lamtumira e fundit ditën e sotme. Ceremonia mortore është zhvilluar në qytetin Aurich ku kanë marrë pjesë të afërm, miq, kolegë dhe dashamirës të aktores.


Aktorja e njohur për filmat “ Vajzat me kordele të kuqe”, “Kapedani” apo “Ëndërr për karrige” si dhe për rolet e saj të shumta në Teatrin e Kukullave, jetonte në Gjermani që në fillim të viteve ‘90.



<
>
WhatsApp Image 2020-01-03 at 15.42.47 (1) WhatsApp Image 2020-01-03 at 15.42.47 WhatsApp Image 2020-01-03 at 15.42.47 (2) Eva Pellumbi1 Eva pellumbi

Eva Pëllumbi lindi në vitin 1953 në Tiranë. Aktiviteti i saj në skenë filloi që në moshë fare të vogël në pallatin e pionierëve.


Me Eva Pëllumbin, përgjatë 2019-ës u shua një tjetër yll i kinemasë shqiptare. Ashtu si më herët, gjatë vitit të kaluar kanë ndërruar jetë Marika Kallamata, Shpresa Bërdëllima, parodisti i Vlorës Muhamet Lika, Mira Minga Jupi dhe Valentina Caci.


Etiketa: ,

Pas