ShowBizz

U nda nga Loredana? Mozzik tregon të vërtetën…përmes një fotoje






               Publikuar në : 15:46 - 12/09/19 |
mapo.al

Reperi Mozzik ka reaguar për herë të parë ndaj zërave se është ndarë nga partnerja dhe nëna e vajzës së tij, Loredana.


Ai ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku duket përkrah saj në studion ku janë bërë xhirimet për klipin më të ri të Loredanës. Kështu, Mozzik i ka hedhur poshtë fjalët që qarkullojnë së fundmi.

Risjellim në vëmendje se dyshimet për ndarje lindën pasi Mozzik nuk e uroi publikisht reperen për ditëlindje.

Sakaq, Loredana vijon të mbetet në hetim nga drejtësia zvicerane, për akuzat e ngritura nga një çift vendas. Ata pretendojnë se reperja 24-vjeçare i ka mashtruar dhe zhvatur një shumë prej më shumë se 700 mijë frangash.


Etiketa: ,

Pas