Aktori i famshëm turk Çagatay Ulusoy, i njohur ndryshe si “Sarp” për shkak të rolit të tij në serialin “I infilturari”, është prej kohësh në një lidhje me aktoren Duygu Sarisin.
Mirëpo, duket se çifti pësoi një krizë pasi qëndruan bashkë për disa kohë në karantinë.
Bashkëjetesa nuk shkoi ashtu siç pritej dhe Duygu u pa duke u larguar nga shtëpia me valixhe vetëm pak ditë pasi ishte shpërngulur në shtëpinë e Çagatay-t për t’u izoluar.
Lajmet e krizës në çift pushtuan rrjetin jo më shumë se një muaj më parë. Por, me sa duket, çifti i famshëm turk e ka rregulluar shumë shpejt marrëdhënien.
Ata jo vetëm që janë njësoj të dashuruar si më parë, por janë arratisur me pushime së bashku.
Disa foto të siguruara nga mediat turke tregojnë se çifti është më i lumtur se kurrë duke kaluar kohë në det në shoqërinë e njëri-tjetrit.