fbpx

Rajoni

U ndje i fyer në Paris, ambasadori francez i kërkon falje Vuçiçit





               Publikuar në : 17:15 - 13/11/18 |
mapo.al

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit është shprehur me zemërim për mënyrën se si është trajtuar gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.


Ambasadori Mondoloni ka kërkuar falje një ditë pasi Vuçiç u është bashkuar dhjetëra liderëve në Paris për të shënuar armëpushimin e vitit 1918.



Në ceremoninë e 11 nëntorit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë afër liderëve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, derisa Vuçiç ka qenë i ulur në anën përballë.


“Nuk mund të besoja se çfarë po shihja para meje, duke e ditur sakrificën e popullit serb në Luftën e Parë Botërore”, është cituar të ketë thënë Vuçiç për mediat serbe.

Mondoloni ka thënë për Prva TV se përcaktimi i ulëseve në ceremoninë e Parisit ka qenë “një gabim fatkeq” dhe i ka kërkuar Vuçiçit ashtu si edhe popullit serb të pranojnë kërkimfaljen.

“Serbia ka humbur pothuajse një të tretën e popullsisë në luftë, 62 për qind të të gjithë burrave. Nuk e di se çfarë ka ndodhur (në Paris)”, është shprehur ai.

Vuçiç më pas ka falënderuar Mondolonin përmes një postimi në Twitter për siç ka thënë “fjalët e mrekullueshme dhe respektin që ka treguar për viktimat serbe”./REL/


Etiketa: , , , ,

Pas