Sport

U ngjit sivjet në Premier, klubi historik synon Ribery






               Publikuar në : 19:13 - 13/06/19 |
mapo.al

Franck Ribery e ka mbyllur me Bayern Munich pas më shumë se një dekade dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re, pasi ndjen ende energji në këmbët e tij.


Francezi është në pritje, por sipas asaj që shkruan “Kicker”, një ofertë interesante ka ardhur nga Premier League angleze, ku skuadra që sezonin tjetër do të luajë në elitë, Sheffield United (klub historik) dëshiron pak eksperiencë në skuderinë e saj.

Për momentin ende asgjë nuk është bërë zyrtare, ose më saktë, të kenë nisur negociatat për rrogën, por do të ishte një goditje e rëndësishme me parametra zero për “piratët”.


Etiketa: , , ,

Pas