Aktualitet

U pagua 140 mijë € në Sanremo/ Georgina Rogriduez bën gjestin e madh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:35 - 09/02/20 |
mapo.al

Georgina Rodriguez ishte një nga protagonistet kryesore në skenën e Festivalit të Sanremo mbrëmjen e së enjtes. Ajo u ngjit në skenë dhe rrëmbeu gjithë vëmendjen e publikut me hijeshinë e saj.


Partnerja e Cristiano Ronaldos shkëlqente e veshur me dy fustane nga stilistja shqiptare Lia Stublla. Gjithashtu Georgina mahniti sallën, ndërsa doli në skenë duke kërcyer tango, ku i la të gjithë pafjalë.



Për të gjithë performancën e saj në Sanremo, ajo pagua me një shumë marramendëse prej 140.000 euro. Por të gjithë këto para modelja nuk do i mbajë për vete. 26-vjeçarja ka vendosur që ti japë për bamirësi në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino.


Paratë do jenë një ndihmë çmuar për repartet e spitalit të fëmijëve, ndërsa raportohet se do përdoren për mirëmbajtjen dhe rinovimin e tij. Mediat italiane shkruajnë se stafi i argjentinases ka kontaktuar me spitalin për ti komunikuar qëllimet e Rodriguez për të dhuruar paratë.

Ky nuk është gjesti i parë i solidaritetit për të dashurën e CR7 si edhe vetë futbollistin. Ata njihen për bamirësitë e tyre dhe ardhjen në ndihmë të njerëzve në nevojë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas