Aktualitet

U përdorën në luftën e Karabakhut, Shqipëria interesohet për dronët turq














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 09/06/21 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, vizitoi në Turqi fabrikën “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë, të cilët po njohin përdorim si mjete ajrore të përparuara ushtarake.






Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ministri u njoh me funksionimin e këtyre pajisjeve inteligjente, për të parë mundësinë e përdorimit të tyre edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit e mbrojtjes së territorit.


Reagimi i ministrit Çuçi për këtë vizitë:







“Në Turqi gjatë vizitës te kompania “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. Po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit dhe mbrotjes së territorit. Shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në drejtim të kontrollit të territorit, për të parandaluar në këtë mënyrë fenomenet e paligjshme kudo ku ato hasen. Shqipëria dhe Turqia kanë një bashkëpunim të ngushtë që mbështetet në faktorë historikë dhe në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve”.  



Lexo edhe :  Bledi Çuçi: Do reformojmë policinë sipas modelit gjerman
<
>
dronet Dronet turq dronet5 dronet4 dronet3 dronet2 dronet1

***



Kujtojmë që dronët turq të telekomanduar “Bykar Defense” u përdorën në luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e kontestuar të Karabakh-ut. Ushtria azere arriti të shkatërrojë disa objektiva ushtarake armike në këtë rajon, duke i bombarduar pikërisht me “Bykar Defense”, të cilët i ka marrë nga Turqia.

Këto mjete ajrore konsiderohen si e ardhmja ushtarake, ndërkohë që mjaft shtete kanë shfaqur interes për t’i poseduar në arsenalin e tyre ushtarak.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas