ShowBizz

U përfol për prishje miqësie, marrin fund spekulimet, ja e vërteta






               Publikuar në : 20:48 - 25/08/19 |
mapo.al

Ka disa kohë që përflitet se miqësia e Erik Lloshit me Anxhela Peristerin ka marrë fund. Spekulimet për zënkën e tyre u shkaktuan nga mungesa e Erikut në koncertin që mbajti Anxhela vjet. Pas kësaj, këngëtarja mungoi në dasmën e Erikut, prandaj dyshohej se miqësisë i ka ardhur fundi.


Por mesa duket gjithçka ka mbetur në të kaluarën dhe ata janë ende miq të mirë.

Të gjitha hamendësimet bien poshtë me postimin e ri të këngëtares.

Mbrëmjen e kaluar, ajo publikoi këngën e re të Erikut, të cilën ia ka dedikuar bashkëshortes Romina Sablic.

 

View this post on Instagram

 

Shume sukseseee @eriklloshi 👏👏 👏👏 Dashuria te frymezofte per kenge sa me te bukura 👌 #penguidashnis #outnowonyoutube📺

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on


“Shumë suksese Erik Lloshi. Dashuria të frymëzoftë për këngë sa më të bukura!”, shkruajti artistja. Në postimin e saj, Eriku dhe gruaja e tij vendosën disa shenja zemre në shenjë falenderimi.


Etiketa: ,

Pas