Këngëtari Kidda është ndaluar së fundmi nga policia gjermane, pasi është përleshur me një grup djemsh.
Gjithçka duket se ka nisur nga provokime dhe fyerje të vazhdueshme me të cilat është ndeshur këngëtari gjatë një koncerti. Situata është normalizuar vetëm në sajë të ndërhyrjes së autoriteteve policore.
“Prive.al” ka arritur të sigurojë një video nga momenti i ndalimit, ku Kidda duket teksa shoqërohet dhe kontrollohet nga efektivët.