Vajza e showbiz-it shqiptar, modelja e e njohur e ekranit Kejvina Kthella, më në fund ka reaguar përmes një postimi në ‘Instasory’, në lidhje me atentatin që iu bë prokurorit Ndoja në Durrës.
Emri i bukuroshes u lakua pasi nga tabulatet telefonike, u zbulua se Kthella kishte komunikuar disa herë me Redjan Rrajën, një nga të dyshuarit kryesor për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Në atë atentat, prokurori mbeti i plagosur, së bashku me “Rrumin”, ndërsa fatkeqësisht humbi jetën pak ditë më parë shoferi i Ndojit, Andi Maloku.
Mesa duket Kejvina gjithë inatin e ka me mediat, që në një farë mënyre, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse punën e tyre.
Lexo edhe: Detaje/ Bisedat me Redjan Rrajën çuan në polici Kejvina Kthellën